15 Janar 2025

Kosova dërgon forcat speciale në kufi me Maqedoninë dhe Serbinë

Prishtinë, 11 maj - Të dielën në mesnatë, forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë nisur për në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë.

 ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka shtuar kontrollin me kufirin me Maqedoninë pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, “Policia, pas incidenteve te fundit te ndodhura ne Maqedoni, vazhdon me realizimin e detyrave policore për menaxhimin dhe kontrollin kufitar”.

Kelani shton më tej se “lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka të angazhuar zyrtarë policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të çfarëdo lloj krimi duke perfshire edhe krimit trans-kufitar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)