15 Janar 2025

Kosova dëmtohet me 12 mijë hektarë në demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë, 4 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot grupin e qytetarëve rugovas, me të cilët bisedoi lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Kryetari Veseli u njoh me hartat gjeografike të viteve të mëhershme dhe hartën e vitit 1974, që është hartë e drejtë nga aspekti juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu u njoh me propozimet e palës së Malit të Zi që dallon nga ato që ka prezantuar pala kosovare në takimet e prezantuara në takimet për këtë çështje.

Sipas drejtuesit të grupit, Ali Lajçi, shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj dëmtohen me rreth 12 mijë hektarë, 7 mijë në pjesën e Rugovës ndërsa 5 mijë tjera në pjesën e Podgurit, dhe vendkalimit kufitar në Zhlep.

Veseli dhe Lajçi u dakorduan se kontestet, sidomos ato pronësore, duhet zgjidhur me marrëveshje e mirëkuptim, duke marrë parasysh interesin e dy shteteve të pavarura.

U vlerësua se demarkacioni i kufirit, si kusht edhe në procesin euro-integrues të dy shteteve të njohura reciprokisht, duhet të jetë kufi i partneritetit ndërmjet dy vendeve, të cilat vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme midis tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)