21 Dhjetor 2024

Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia

Prishtinë, 16 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar sot se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Kurti është parë në afërsi të dronëve, bashkë me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.

“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare!” ka thënë Kurti, duke i përgëzuar pjesëtarët e FSK-së që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Kurti nuk ka bërë të ditur sa dronë janë blerë dhe as buxhetin e ndarë për ta.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë.

Pavarësisht se çmimi i një Bayraktari TB-2 nuk është bërë publik, më herët gjatë këtij viti ishte organizuar mbledhja e fondeve për të blerë dronë të tillë për Ukrainën dhe organizatorët e mbledhjes së këtyre fondeve kishin sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)