02 Maj 2024

Kosova bëhet simbol i Forcave Ajrore holandeze

Hagë, 31 mars - Fjala ‘Kosovo 1999’ iu bashkua flamurit të Forcës Ajrore të Mbretërisë së Holandës. Dekorimin zyrtar e bëri Mbretëresha e Mbretërisë së Holandës, Beatrix, në një ceremoni ushtarake, e cila u mbajt në Akademinë Mbretërore të Holandës, në qytetin Breda.

Dekorimi është bërë duke iu referuar kontributit të rëndësishëm të Forcës Ajrore Mbretërore të Holandës në kampanjën e NATO-s kundër prezencës ushtarake të forcave serbe në Kosovë për “trimërinë nën kërcënim te vazhdueshëm”. Ceremonia ishte një prej aktiviteteve speciale rreth festimit të 100 vjetorit të Forcave Ajrore.

Në ceremoni kanë marrë pjesë presidenti i Senatit Holandez, Freed de Graaf, kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve Anouchka van Miltenburg, ministrja e Mbrojtjes, Jeanine Hennis-Plasschaert, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Tom Middendorp, komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Sander Schnitger dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve holandeze.

Po ashtu, i ftuar special ka qenë ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërisë e Holandës, Nexhmi Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)