16 Janar 2025

Korrupsioni vonon liberalizimin e vizave

Prishtinë, 11 dhjetor - Pritja e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në shtetet e zonës Schengen gjatë vitit 2016, janë vështirë të realizueshme pavarësisht premtimeve të mëdha të zyrtarëve qeveritarë.

Krimi i organizuar, korrupsioni në nivelin e lartë, mungesa e stabilitetit politik dhe reforma administrative, mbesin pengesat kryesore që mund të ndikojnë në shtyrjen e vizave edhe për një periudhë. Kështu të paktën vlerësojnë ekspertët e integrimit dhe ligjvënësit opozitarë, shkruan ‘Zëri’.

Por, është ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, i cili mbetet optimist se vlerësimi i Bashkimit Evropian sivjet do të jetë pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ai thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret për vizat dhe do të marrë rekomandimin legjislativ nga Komisioni Evropian për Këshillin dhe Parlamentin Evropian, që Kosova të futet në zonën Schengen.

“Unë me përgjegjësinë më të lartë e konfirmoj se Kosova i ka plotësuar kriteret teknike siç janë përshkruar në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe sipas rekomandimeve në dy raportet e mëparshme të Komisionit Evropian. Tani është koha që procesi të ecë përpara.

Disa nga kushtet janë më të përgjithshme, siç është rasti me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se nuk ka një njësi matëse se kur është mjaftueshëm e zbatuar”, ka deklaruar Çollaku duke thënë se këto çështje kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, dhe se janë në duar të institucioneve të pavarura.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)