Korrupsioni kërcënim ndaj demokracisë
Prishtinë, 20 mars - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Greek Delawie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”.
Korrupsioni është njëra nga sfidat kryesore të shteteve anembanë botës, sfidë kjo që kërcënon stabilitetin e institucioneve demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si dhe sigurinë publike. Tema e Javës së Grave sivjet është “Qeverisja Llogaridhënëse”.
Korrupsioni është një nga pengesat kryesore në rrugën e arritjes së qeverisjes llogaridhënëse.
Java e Grave është një aktivitet vjetor në nivel kombëtar i cili filloi në vitin 2012 si pilot projekt i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetje të USAID-it.
Ai sjellë së bashku një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediumeve dhe botës akademike.