03 Maj 2024

Koreja e Jugut do të blejë helikopterë amerikanë prej 1.6 miliardë $

Seul, 18 prill - Koreja e Jugut ka rënë dakord të blejë 36 helikopterë luftarakë “AN-64E Apache” nga kompania amerikane Boeing, thuhet në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Departamenti i programit të prokurimeve në fushën e mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Në deklaratë theksohet se kontrata për furnizimin me helikopterë do të përmbushet plotësisht brenda tre vjetëve, duke filluar që pas vitit 2016. Marrëveshja arrin një vlerë prej 1.6 miliardë $.

Koreja e Jugut do të bëhet vendi i katërt në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Tajvanit dhe Arabisë Saudite, që do të ketë në armatimeve të veta helikopterë të tipit “AN-64E”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)