15 Janar 2025

Kopacy: Do vazhdojmë t'i dërgojmë KFOR-it ushtarët me të mirë

Prishtinë, 2 prill - Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Francesco Paolo Figliuolo takoi sot në Prishtinë kryemistren e Polonisë, znj. Ewa Kopacy gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Kryeministrja dhe KOMKFOR-i diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike si dhe rolin stabilizues të KFOR-it në Kosovë dhe përgjithësisht në tërë Ballkanin.

Znj. Kopacz vërtetoi se qeveria e saj do të ketë vëmendjen në dialogun që është duke  u zhvilluar, falë të cilit Kosova po evoluon në drejtim të duhur.

Znj. Kopacz siguroi gjeneralin Figliuolo se Polonia do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in edhe në të ardhmen duke dërguar ushtarët më të mirë sikurse ka bërë që nga viti 1999.

Gjenerali Figliuolo falemnderoi kryeministren në prezencë të Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Punëve të Brendshme për bashkëpunimin optimal të ushtarëve Polak dhe profesionalizmin e tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm ndaj misionit në Kosovë, ku “ata janë ambasadorë të vendit të tyre”.

Pas takimit znj. Kopacz ka vazhduar vizitën e saj duke lëvizur për në Novosellë ku ka vizituar kontigjentin Polak të ushtarëve.

Polonia është një nga kombet më të rëndësishme kontribuese në KFOR. Tash për tash, janë 250 ushtarë polak që janë pjesë e stafit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në Grupin Shumëkombësh Luftues Lindje (MNBG-E) dhe Detashmentin e Përbashkët Regjional Jug (JRD-S). Personeli polak poashtu merr pjesë edhe në misionin e BE-së të EULEX-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)