Koordinojnë aktivitetet për të luftuar kriminalitetin
Gjatë këtij takimi u bisedua për hapat që janë marrë lidhur me zbatimin e planit strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional dhe hapat konkret që do të merren në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qëllim të arritjes se rezultateve konkrete.
Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua luftës kundër krimeve ekonomike, (shpërlarja e parasë, evazioni fiskal etj.), me çrast u vlerësua se institucionet/agjencitë tanimë kanë krijuar disa mekanizma të cilat janë duke punuar në luftë kundër krimeve ekonomike dhe dukurive tjera kundërligjore.
U. d, Kryeprokurori Hoxha, tha se është i kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë dhe shtoi se hapat konkret që janë ndërmarrë dhe ato që pritet të ndërmerren në të ardhmen, do të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e agjencive pjesëmarrëse të takimit vlerësuan angazhimin e Prokurorit të Shtetit në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në luftë kundër të gjitha dukurive kundërligjore.