18 Janar 2025

Koordinojnë aktivitetet për pritjen e bashkatdhetarëve

Prishtinë, 4 korrik - Në takimin e sotëm që ministri Murati pati me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, u bisedua rreth masave të sigurisë në komunikacion dhe në pikat kufitare, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe sensibilizimit të bashkatdhetarëve, të cilët vijnë për pushime në atdhe, si dhe rreth zgjidhjes së uzurpimit të pronave, zgjidhje kjo që do të kishte efekt pozitiv sidomos për investitorët shqiptarë nga diaspora, të cilët janë përballur me  probleme të pronave.

Meqenëse në këtë kohë fillojnë edhe aktivitetet e ndryshme të MeD-së për diasporën, ministri Murati kërkoi nga Policia e Kosovës që, sipas nevojës, të jetë e pranishme aty ku ka organizime të tilla, si dhe në pikat kufitare të shpërndahen broshura informative, të cilat i ka përgatitur Ministria e Diasporës bashkë me institucionet e tjera relevante, në mënyrë që bashkatdhetarët të informohen  për pajisjen me dokumente të gjendjes civile dhe të identifikimit, për pikat kufitare, si dhe mundësitë për investime në letrat me vlerë.

Drejtori i Policisë së Kosovës theksoi se policia do ta ofrojë ndihmën aty ku do të ketë nevojë, gjithnjë duke pasur parasysh mbrojtjen e qytetarit.

Ai tha se edhe në piklat kufitare e kanë shtuar numrin e personelit,  që bashkatdhetarëve t’u krijohen lehtësi në qarkullim dhe të mos presin gjatë me rastin e kalimit kufitar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)