01 Maj 2024

Koordinohen për Dialogun e Strukturuar në Fushën e Sundimit të Ligjit

Prishtinë, 10 janar – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Hajredin Kuçi, në cilësinë e kryesuesit të delegacionit të Kosovës lidhur me Dialogun e Strukturuar në Fushën e Sundimit të Ligjit që do të mbahet gjatë këtij muaji në Bruksel, sot ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve nga fusha e ligjit, rendit dhe integrimeve evropiane.

 

Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi tha se institucionet e Kosovës kanë hartuar një draft me qëndrimet e veta të cilat do të paraqitën gjatë dialogut në Bruksel, ndërsa kërkoi nga përfaqësuesit pjesëmarrës në këtë takim që të paraqesin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me draftin, në mënyrë që në Bruksel të shkohet me qëndrime unike dhe të qarta.

 

Përfaqësuesit pjesëmarrës të këtij takimi pasi shprehen mendimet e tyre lidhur me dialogun, thanë së do të përkushtohen që në Bruksel të paraqesin mendime unike, nga se sipas tyre ky dialog ka rëndësi të veçantë për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

 

Në këtë takim, përveç Ministrit Kuçi, kanë marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve, Gëzim Kasapolli, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane, Vjosa Osmani, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi, Kryeprokurori, Ismet Kabashi, Kryetari i KGJK-së, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)