18 Janar 2025

Koordinimi i aktiviteteve, prioritet për zbardhjen e fatit për personat e pagjetur

Prishtinë, 5 tetor - Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi sot zhvillojë një takim koordinues me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, ku të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit për bisedime për personat e pagjetur Ibrahim Makolli, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur Prenk Gjetaj dhe përfaqësuesja nga Ambasada Britanike znj. Miranda Shala.

Vazhda e takimit u shtri rreth koordinimit dhe ndarjes së përgjegjësive mes akterëve dhe zyrave kompetente në raport me fatin e personave të pagjetur, në mënyrë që të ecet përpara në këtë segment, sidomos ndaj obligimeve në terren ku problemet shfaqen nga faktor të ndryshëm, duke filluar nga mungesa e ekspertëve të mjaftueshëm e deri tek problemet teknike.

Zëvendësministri Dushi shprehu përkushtimin institucional për përkrahje të vazhdueshme për intensifikimin e aktiviteteve rreth fatit të personave të pagjetur, njëherit përshëndeti edhe gatishmërinë e Ambasadës Britanike në Kosovë për ndihmën e ofruar në raport me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Njëherit zëvendësministri Dushi i njoftoi të pranishmit se tani gjendemi në fazën e hartimit të Strategjisë për fushën e mjekësisë ligjore dhe çështja e të pagjeturve do të zë vend në këtë strategji.

Gjatë këtij takimi u dakorduan të gjithë që intensifikimi i takimeve të këtij niveli me qëllim të koordinimit rreth punës dhe angazhimeve për fatin e personave të pagjetur do të kontribuoj edhe më tej, deri në finalizimin e këtij qëllimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)