Konvoji rus ndalohet nga EULEX-i
Mitrovicë, 13 dhjetor - Konvoji rus me ndihma për serbë të veriut në Mitrovicë, është ndaluar nga EULEX -i në vendkalimin kufitar në Jarinje.
Ndalimi është bëri pasi EULEX ka kërkuar përcjellje të këtij konvoji deri në Mitrovicë.
Pas këtij ndalimi, serbët në urën e Zveçanit kanë bllokuar 10 xhipa të EULEX-it me 22 pjesëtarë të misionit të cilët, sipas vendimit të shefit ë EUELX-irt Xavier Bout de Marhnac është dashur ta siguronin konvojin
Në përcjellje të konvojit me ndihma ruse është edhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin.
EULEX nuk lejon kalimin e konvojit deri sa të arrijnë forcat e tij të sigurisë, ndërsa serbët nuk lejojnë këto forca derisa të arrijë konvoji rus.