Konvoi i KFOR-it i përfshirë në aksident trafiku
Prishtinë, 23 qershor - KFOR ka njoftuar se një konvoj i KFOR-it duke kryer një lëvizje logjistike është përfshirë në një aksident trafiku në afërsi e Prelezit të Jerlive, në jug të Kosovës.
Në kohën kur nodhi aksidenti njësiti ishte duke u kthyer në bazën e tyre si pjesë rutinore e trupave në lëvizje.
Pas akisdentit një civil (1) është konfirmuar i vdekur. Tre (3) pasagjerët e tjerë në automjetin e njejtë civil rezultuan të lënduar. Edhe dy automjete të tjera civile u përfshinë në aksident, por fatmirësisht pa pasoja në pasagjerë.
Në këtë aksident u lënduan poashtu tetë (8) pjesëtarë të KFOR-it.
Të gjithë personat e involvuar, civilë dhe ushtarakë, morën trajtimin e mënjëhershëm mjëksor në vend të ngjarjes nga ekipi mjeksor i KFOR-it pjesë e konvojit dhe u transferuan deri tek spitali me i afërt civil dhe ushtarak për trajtim mejksor të mëtutjeshëm.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë Ndërkombëtare Ushtarake të KFOR-it ishin prezent në vendngjarje.
\"Shkaku i aksidentit është duke u hetuar nga Policia Ndërkombëtare Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Farina, shprehu ngushëllimet e tij të thella families së personit që humbi jetën, për humbjen e tyre të papritur. Familjet e ushtarëve të lënduar janë informuar poashtu:, thuhet nw komunikatwn e KFORI-it.