15 Janar 2025

Kontributi i Hungarisë në kuadër të KFOR-it do të vazhdojë për

Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës zotëri Rrustem Berisha priti sot, për herë të parë në mjediset e ministrisë, ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Hungarisë në Republikën e Kosovës, zotëri Laszlo Markusz.

 Në takimin e përbashkët ministri Berisha dhe ambasadorit Markusz biseduan  për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes  Kosovës dhe Hungarisë e posaçërisht për marrëdhëniet e ministri të FSK-së dhe ministrit të Mbrojtjes të Hungarisë, të cilat janë bërë zyrtare edhe me një marrëveshje mirëkuptimi.

 Fillimisht, ministri Berisha e falënderoi diplomatin hungarez për kontributin e gjithmbarshëm që Hungaria ka dhënë për Kosovën, duke nënvizuar angazhimin e saj në kuadër të trupave të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë, si dhe për krijimin  e mundësive të  shumta të bashkëpunimit  ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë.

Krahas kësaj, ministri Berisha e njohu ambasadorin hungarez edhe lidhur me procesin e transformimit të FSK-së, i cili proces, siç tha ai, do të realizohet në përputhje me Kushtetutën e vendit, në transparencë të plotë dhe në koordinim me faktorët vendorë, partnerët strategjikë dhe NATO-n, në një Forcë në shërbim të të  gjithë qytetarëve  të vendit, e cila  do t’i  kontribuoi  paqes në vend, rajon dhe më gjerë.

 Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Hungarisë zotëri Laszlo Markusz u shpreh se e gëzon fakti që marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Hungarisë dhe MFSK-së janë shumë të mira dhe se në të ardhmen do të konkretizohen edhe më tej.

 “Kontributi i Hungarisë në kuadër të KFOR-it do të vazhdojë për aq sa do të ketë nevojë, e në të njëjtën kohë do të vazhdojmë edhe mbështetjen për zhvillimin e sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës”, përfundoi diplomati hungarez.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)