Kontrabanda me migrantë, dy persona të arrestuar
Prishtinë, 24 tetor - Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy banorë të Skenderajt me dyshimin e bazuar se të njëjtit në mënyrë të organizuar merren me kontrabandim të migrantëve.
Të dyshuarit janë kapur në shtëpitë e tyre, më çrast policia ka konfiskuar edhe prova materiale.
Sipas policisë, ky rast ka qenë duke u hetuar që një kohë të gjatë, mirëpo mbrëmë janë ndërmarrë veprimet konkretë për arrestimin e tyre.
Në lidhje me rastin është informuar menjëherë prokurori publik, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e ndalimit deri në një vendim të gjykatës.