Kontingjenti i FSK-së zbarkon sot në mision e parë paqësorë jashtë vendit
Prishtinë, 9 mars - Ministria e Mbrojtjes (MM) organizon sot ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësorë jashtë vendit.
Kontingjenti i ushtarëve të Kosovës do të jetë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Ajovas të Ushtrisë amerikane dhe destinacion i parë pritet të jetë Kuvajti.
Fjalë rasti do të mbajë ushtruesja e detyrës së presidentes të vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes në detyrë Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.
Kuvendi i Kosovës me 92 vota për dhe asnjë votë kundër, miratoi vendimin e 31 dhjetorit 2020 të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.