Kontingjenti gjerman i KFOR-it i dhuron FSK-së automjete dhe pajisje
Prishtinë, 26 shtator - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka bërë të ditur së organizon aktivitetin e pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë Forcës se Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 329.281.78 euro.
Donacioni gjerman i cili mbahet sot në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë i siguron FSK-së 44 automjete dhe pajisje të tjera.