Konstituimi i Speciales në kundërshtim me Kushtetutën
Prishtinë, 21 janar - Selia e Gjykatës Speciale është caktuar në Hagë, pa pasur për këtë një marrëveshje valide midis Kosovës e Holandës.
Qeveria ka heshtur për këtë zhvillim, shkruan Koha Ditore.
Fisnik Korenica, që është mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe drejton një institut që merret me studime juridike dhe politike, vlerëson se marrëveshja për Specialen bie në kategorinë e atyre marrëveshjeve që duhet ratifikuar në Kuvend.
Arsyeja për nevojën e ratifikimit të marrëveshjes me Holandën është shumë e thjeshtë: marrëveshja ka për objekt segmente substanciale të të drejtave të njeriut dhe juridiksionit territorial të sistemit të drejtësisë, prandaj qartazi hyn në kategorinë e marrëveshjeve që i nënshtrohen procedurës së ratifikimit në Kuvend.\"
\"Pra pa e kaluar procedurën e ratifikimit, prandaj një marrëveshje e tillë-edhe pse e negociuar-nuk prodhon asnjë efekt juridik në rendin juridik të Kosovës, por as të Holandës, ka thënë Korenica.
/Koha Ditore/