Konkursi i OSBE-së sfidon komunitetin e krijuesve
Vjenë, 4 shtator - Me synim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike, OSBE-ja shpall një konkurs ndërkombëtar, në partneritet me eYeka, një komunitet global krijuesish të talentuar, për gjetjen e një imazhi kuptimplotë që të përcjellë mesazhin e rëndësishëm që ndryshimet klimatike rrisin rrezikun e konflikteve.
OSBE ka ftuar mendjet e krijuese për të krijuar një imazh të fuqishëm që t\'i bëjë njerëzit të vetëdijshëm se ndryshimet klimatike cenojnë sigurinë dhe rrisin rrezikun e konflikteve. Kërkojmë një imazh, një slogan dhe një përshkrim të shkurtër jo më shumë se dy faqe.
Shpërblimi total për tri vendet e para është 2.000 euro (vendi i parë: 1.000 euro; vendi i dytë: 600 euro; vendi i tretë: 400 euro).
Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë vetëm në mjedis. Ato shumëfishojnë kërcënimet ekzistuese ndaj sigurisë dhe mjedisit. Rritja e konkurrencës për burimet natyrore, shtimi i rasteve të motit ekstrem dhe i fatkeqësive natyrore, si dhe prishja e zinxhirit të prodhimit të ushqimeve janë vetëm disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike, që kontribuojnë në rritjen konflikteve dhe përkeqësim social dhe ekonomik në nivel vendor, rajonal dhe global.
Afati për dorëzimin e krijimeve është data 22 shtator. Udhëzimet e hollësishme për konkursin i gjeni këtu.
Të drejtën për të marrë pjesë në konkurs e kanë qytetarët e 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, 11 vendeve partnere dhe qytetarët nga i tërë rajoni i OSBE-së.