18 Janar 2025

Konkurs për Kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit dhe Speciales

Prishtinë 22 prill - Është mbajtur takimi i njëqindepesëmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë aprovuar Raportin e mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për vitin 2015.

Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, sot u autorizua nga Këshilli për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes Këshillit Prokuroral, Këshillit Gjyqësorë, Odës së Avokatëve dhe Policisë së Kosovës, lidhur me themelimin e mekanizimit koordinues për mbrojtjen gjyqësore me shpenzime publike në çështjet penale, kjo marrëveshje do të përkrahet nga OSBE-ja.

Po ashtu, sot Këshilli ka miratuar Rregulloren Nr.04/2016 për Bashkëpunim Institucional, rregullore e cila përcakton detyrimin e Prokurorit të Shtetit në njoftimin e institucioneve publike kur ndaj punonjësve të tyre ka filluar procedura penale.

KPK gjatë mbledhjes së njëqindepesëmbëdhjetë ka marrë vendim për shpalljen e konkursit të brendshëm për Kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit dhe Kryeprokurorë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi të njëjtat udhëhiqen nga ushtrues detyre.

Duke u bazuar në Rregulloren Nr.03/2016 për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, anëtaret e KPK-së sot vendosën për shpalljen e konkursit të brendshëm për prokurorët që janë të interesuar për transferim dhe avancim.

Po sot, KPK themeloi Komisionin për Transferim dhe Avancim të Prokurorëve të Shtetit në përbërje: Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kryesues, prokurori Haxhi Sinanaj anëtar nga KPK dhe prokurori Xhevdet Bislimi anëtar nga Prokuroria e Apelit.

Për anëtar rezervë caktuan: Zëvendëskryeprokuroren Sevdije Morina zëvendëskryesuese, prokuroren Deshirë Jusaj anëtare nga KPK dhe prokurorin Enver Sokoli anëtar nga Prokuroria e Apelit, ndërsa Sekretare e Komisionit u caktua zyrtarja ligjore, Shqipe Hykolli.

Këshilli gjatë këtij takimi ka shqyrtuar kërkesën e z. Sylejman Sopa për harmonizimin e koeficientit të pagës dhe ka autorizuar Sekretariatin për të bërë harmonizimin e koeficientit të pagës në bazë të rregullave ligjore në fuqi.

Anëtarët e KPK-së sot kanë plotësuar Komisionin për intervistimin e kandidatëve për prokuror për integrimin e komuniteteve jo-shumicë, ku në vend të ish prokurorit të pensionuar, Isuf Mejzini, anëtare e komisionit u caktua, zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)