23 Dhjetor 2024

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende

Prishtinë, 1 prill - Juristi britanik, Xhefri Najs, ish-zëvendësprokuror në rastin Millosheviq në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë, ka përsëritur sërish dyshimet dhe vërejtjet e tij lidhur me akuzat e Dik Martit për trafik organesh nga disa drejtues të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë mund të them se lidhur me trafikun e organeve ka shumë pak prova, për të mos thënë fare, te raporti i këtij personi, Martit, i cili përgatiti dokumentin për Këshillin e Evropës. Por, duket se ai është tërhequr disi nga qëndrimet e forta që dha në fillim. Ka shumë pak prova”, ka thënë Najs gjatë qëndrimit në Zagreb.

Ish-prokurori i Gjykatës së Hagës, i cili gjendej në Kroaci për promovimin e librit të Eva Tabu mbi luftën dhe krimet në ish-Jugosllavi, ka përsëritur nevojën për hetimin e akuzave.

“U takon të tjerëve tani të tregojnë të vërtetën rreth asaj që dinë. I takon dhe Thaçit që të provojë të kundërtën e këtyre akuzave, pasi nuk jam i sigurt se sa e rehatshme është për të të jetojë me akuza të tilla kundër tij”, ka thënë Najs.

Najs ka folur për nxjerrjen në media të raporteve të brendshme të UNMIK-ut apo strukturave të tjera dhe faktin se ato koinciduan me debatin në Këshillin e Sigurimit, ku u kërkua një gjykatë e posaçme për hetimin e akuzave për trafik organesh.

Ai ka kujtuar edhe qëndrimin e mbështetësve të Kosovës, të cilët nuk e shohin të rastësishëm raportin e Martit dhe materialet e tjera në media, si pjesë të luftës për të mos e lejuar popullin e Kosovës që të shijojë frytet e hyrjes në Evropë apo në NATO.

Ndonëse nuk ka dashur të marrë një qëndrim të prerë lidhur me të dyja këto grupime, ish-prokurori i Gjykatës së Hagës ka thënë:

“Ndoshta konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar ende”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)