14 Maj 2024

Konflikt me armë në Shkup, dyshohet për viktima

Prishtinë, 24 prill - Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, ku si pasojë e një konflikti me armë janë plagosur 4 persona persona ndërsa flitet edhe për viktima. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 në një lokal në këtë lagje të Shkupit, pas një zënke mes disa personave.

Dëshmitarët theksojnë se fillimisht janë dëgjuar zhurma makinash dhe më pas të shtëna armësh.

Në lagjen Kozle mbrëmë ka pasur prani të shtuar të policisë dhe pika kontrolli, menjëherë pas incidentit. Mediat raportojnë se nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve, edhe pse kanë qarkulluar zëra se ka edhe të vrarë.

Siç mësohet nga burime jozyrtare, njëri prej autorëve të ngjarjes është ndaluar nga policia si dhe iështë sekuestruar edhe arma.

MPB pritet që sot të jap hollësi mbi incidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)