14 Maj 2024

Konfiskohet një sasi e konsiderueshme e municionit

Prishtinë, 17 mars - Sot njësitet e policisë kufitare rajoni i Perëndimit gjatë realizimit të një plani policor taktik-operativ në brezin kufitar në fshatin Babaj Bokës Gjakovë kanë kryer arrestimin e tre personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “eksportim, furnizim, transportim, këmbim,  ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse dhe kalim i paautorizuar i kufirit”.

Të dyshuarit tashmë të arrestuar janë: B. A.  lindur më 1993 shtetas nga Shqipëria, S. A lindur më 1961 shtetas nga Shqipëria dhe A. T.  lindur më 1970 shtetas kosovar.

Fillimisht efektivët policor në bazë të një informate nga terreni kishte organizuar planin policor të menduar mirë me ç’ rast  kanë ndaluar të dyshuarin,  B. A.  i cili po vinte nga zona kufitare- fushat mbi fshat në drejtim të fshatit Bokë duke ecur këmbë dhe i njëjti po mbante në dorë një çantë krahu.

Menjëherë është bërë ndalimi i të dyshuarit dhe kanë filluar kontrollimin e çantës ku kanë gjetur municion të kalibrave të ndryshëm: 674 cope fishekë te kalibrit 7.62 mm për arme te gjate –AK-47, 105 cope fishek për pistolete te kalibrit 7.62 mm, 35 cope fishek për arme te kalibrit 7.9 mm ose M-48 si dhe 6 karikator te zbrazet për arme te gjate AK-47 dhe 1 mbajtës për arme te gjate –ushtarake.

Pas futjes nën kontrollë  të dyshimtit dhe zgjerimit të rrethit kontrollues efektivët policor kanë identifikuar edhe dy persona tjerë të dyshimtë nga të  cilët  dyshohet se ishin duke e pritur të dyshuarin.

Tre të dyshuarit e arrestuar janë sjellë në stacionin e policisë kufitare në Gjakovë ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, është bastisur shtëpia dhe dyqani i të dyshuarit  A. T.  me ç’ rast është gjetur dhe  konfiskuar edhe një arme gjuetie, prodhim italian dhe 62 copë fishek të kalibrit 12 mm, si dhe një fishek i kalibrit 7.5 x55 mm –luftarak.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)