Konfiskohet një revole në Qendrën Korrektuese në Dubravë
Dubravë, 21 mars - Pas marrjes se disa informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ekzistimin e një arme brenda perimetrit të banimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, Drejtori i kësaj qendre, menjëherë ka urdhëruar Njësitin për Intervenim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, për fillimin e bastisjeve.
Bastisja e Njësitit për Intervenime ka rezultuar me gjetjen e një revole të tipit Beret e kalibrit 7.65 mm.
Me qëllim të sigurimit që në këtë qendër nuk ka mjete tjera të rrezikshme, Njësiti për Intervenime i Shërbimit Korrektues të Kosovës, është duke vazhduar bastisjen.
Drejtoria e Qëndresë Korrektuese në Dubravë, lidhur me rastin ka njoftuar organet kompetente, Policin e Kosovës dhe Prokurorinë, për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të formojë komision të brendshëm për të hetuar futjen e armës brenda perimetrit të banimit të kësaj qendre.