Konfiskohet mbi 4 kg substancë narkotike dhe arrestohet tre persona
Prishtinë, 12 maj - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), konkretisht Njësia e Autokrimeve sot ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin BMW X5, i cili kishte të bëjë dyshimet për vjedhje të veturave dhe falsifikimit të dokumentacioneve.
Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku janë kontrolluar tri lokacione, në Komunën e Graqanicë dhe të Lipjanit.
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në njërën nga shtëpitë janë gjetur dhe konfiskuar: 4,262 kg substancë narkotike e dyshuar marihuanë, Tri (3) palë targa dhe Dy pajisje të veturave BMW, të cilat janë proceduar për verifikim.
Me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar: S. S. lindur me 1980; M. A. lindur me 1984 dhe M. J. lindur me 1984, që të tre të nacionaliteti serb.
Dy të dyshuarit e parë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i tretë me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.