Konfiskohet 58 automjete në Prishtinë
Prishtinë, 14 shkurt - Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion treditor për largimin e taksive ilegalë, të cilët po e dëmtojnë trafikun urban të qytetit.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 58 automjete dhe ndaj pronarëve të tyre kanë filluar procedurat kundërvajtëse.