12 Janar 2025

Konfiskohen mbi 52 kg marihuanë dhe arrestohen 3 persona të dyshuar

Prishtinë, 24 janar - Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, gjatë një operacioni të sukseshëm policor  të ndërmarr sot ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogram sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan në fshatin Ponesh Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Pas veprimeve të vazhdueshme operacionale taktike të njëjtën ditë (24.01.2019) rreth orës 19:30, në Gjilan (në parkingun e një qendre tregtare) është arrestuar i dyshuari i tretë (L. M.) me shtetësi serbe, i cili dyshohet se kishte për ta pranuar substancën narkotike të lartëcekur.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni si prova materiale ka sekuestruar: Dy vetura, katër telefona celular, dy mijë euro para kesh dhe mbi 52 kg marihuanë.

Ndërsa, sipas vendimit të prokurori kompetent të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)