Konfiskohen mbi 45 kg substancë narkotike dhe arrestohen tre persona
Prishtinë, 7 shtator - Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj të pakompromis kunder trafikimit me substanca narkotike, me datën 6 shtator 2016, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale blerje, posedim , shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, dhe personat e cekur më poshtë janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.
B. D. lindur me 1986; H. Xh. lindur me 1966 dhe N. M. lindur me 1965
Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me çrast janë konfiskuar:
45.8 kg substancë narkotike, 4 telefona mobilë, një veturë e tipit golf V
Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.