Konfiskohen mbi 4 kilogramë substancë narkotike
Prishtinë, 22 janar - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjilan, në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar mbi katër kilogramë substanca narkotike, si dhe ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar.
Me autorizimin e gjykatës kompetente mbrëmë (21.1.2014) rreth orës 18:00, hetuesit policorë kanë realizuar operacionin e koduar Vjeshta, operacion ky që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe sekuestrimin e gjashtë paketimeve me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.
Pasi është bërë matja e substancës narkotike ka rezultuar të peshojë 4.917 gramë
(katër kg e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë gramë) substancë narkotike të llojit
marihuanë.
I tërë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit.
Lidhur me rastin janë sekuestruar si dëshmi:
një veturë e llojit Opel Astra,
gjashtë paketime me substancë narkotike,
dy telefona celularë
Me vendim të prokurorit personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.