04 Maj 2024

Konfiskohen mbi 3 kg marihuanë dhe arrestohen dy të dyshuar

Prishtinë, 12 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me 7.2.2014, pas marrjes së informacionit të siguruar përmes rrugëve operative-hetimore, kanë ndaluar një veturë të dyshuar, në të cilën kanë gjetur dhe konfiskuar 3 kg 287.4 gramë  substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sasia e substancës narkotike është gjetur në një veturë VW ngjyrë të zezë, në të cilën ndodheshin një çift bashkëshortësh, të cilët ishin duke u kthyer nga Republika e Shqipërisë.

Personat e arrestuar janë: I. G. i lindur më 1984 dhe E. H. i lindur më 1992.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese, të cilat kanë kontrolluar të dyshuarit dhe pas kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg 287.4 gramë substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.

Me urdhëresë të prokurorit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Personave të arrestuar në konsultim me prokurorin kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)