14 Maj 2024

Konfiskohen mbi 150 kilogram substancë narkotike mariuhanë

Prishtinë, 13 qershor - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, njësia në Ferizaj, pas një pune hetimore në terren dje rreth orës 19:00 ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ‘Mbajtje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike dhe psikotropike’ si dhe ka konfiskuar sasinë e substancës narkotike me peshën 151.50 kg. që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është A.R. i lindur 1976 m/sh/kosovar

Operacioni policor është realizuar në fshatin Varosh në drejtim të fshatit Koshare derisa personi i dyshuar ishte duke ngarë një traktor me rimorkio.

Nën dyshimin se narkotikët mund të jenë në këtë traktor në fshatin Slivovë zyrtarët policorë kanë ndaluar traktorin dhe në rimorkio të tij në kontrollin e parë nën bari të thatë kanë hasur disa thasë më ngjyrë të zezë dhe të bardhë në të cilët dyshohej se kishte sasi të marihuanës.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe traktori së bashku me narkotikë është konfiskuar dhe është sjellë në stacionin policor për procedurat hetimore.

Substanca narkotike ka qenë e vendosur në 22 (njëzet e dy) thasë të cilët ishin të ndarë në 132 (njëqind e tridhjetë e dy) paketime.

Hetuesit policorë kanë intensifikuar veprimet policore operative hetimore për të arrestuar të gjithë personat që dyshohet se janë të lidhur me këtë vepër penale me ç’ rast janë kryer bastisje në dy lokacione derisa në shtëpinë e personit të dyshuar A. R. janë gjetur dy armë pushkë të cilat janë konfiskuar.

Policia është në kërkim edhe të disa  personave tjerë si të dyshuar lidhur me këtë rast, të  njohur për policinë.

Kjo substancë narkotike dyshohet se ka pas për destinim tregun ndërkombëtar dhe vlera e saj është rreth 100 000 (njëqind mijë) euro.

Të gjitha veprimet policore në këtë rast janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj personit të arrestuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)