Konfiskohen mbi 13 kg substancë narkotike
Pas një hetimi dhe pune operacionale në terren Njësiti anti-drogë i DHTN-së, regjioni i Prishtinës me datën 11.12.2014 rreth orës 13:00 në fshatin Gremnik, komuna e Klinës, ka arritur ta ndalojë për kontroll një automjet të dyshuar të tipit Golf me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari: S. R. viti i lindjes 1981.
Pas realizimit të kontrollit të plotë të veturës Golf në bagazh është gjetur një çantë dhe sasia e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë mbi 13 kilogramë (13801gr.). Në të njëjtën kohë është ndaluar edhe vetura Pasat me targa të shtetit malazez të cilën e ngiste i dyshuari: M. R. malazez viti i i lindjes 1984.
Personi i dytë i ndaluar dyshohej se ishte duke i bërë përcjelljen (vëzhgimin e rrugës) lidhur me rastin.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: mbi 13 kg marihuanë; dy vetura të involvuara dhe 1230 euro.
Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.