03 Maj 2024

Konfiskohen mbi 12 kilogramë substancë narkotike

Prishtinë, 25 janar - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Mitrovicë, në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar mbi dymbëdhjetë kilogramë substanca narkotike, si dhe ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar.

Më  24.01.2014 rreth orës 20:00 pas informatave të mbledhura nga tereni  me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Mitrovicë, nga hetuesit e DHTN-së në Mitrovicë të mbështetur edhe nga njësitë e tjera policore dhe krim-teknika ka filluar kontrolli  i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në një nga dhomat e shtëpisë janë gjetur gjithsej 24 (njëzet e katër) paketime me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuan.

Të gjitha dëshmitë e gjetura janë konfiskuar ndërsa personi i dyshuar është shoqëruar në polici, ndërkohë është bërë matja e substancës se dyshuar narkotike ku pesha totale ka rezultuar të jetë 12 kilogram 378.39 gram (dymbëdhjetë kilogram e treqind e shtatëdhjetë e tetë gram).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)