29 Prill 2024

Konfiskohen 6 kg substancë narkotike, arrestohen tre persona

Prishtinë, 19 mars - Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me substanca narkotike në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale  ka konfiskuar mbi pesë kilogramë të  substancave narkotike si dhe ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar.

Kështu më qe dje rreth orës 11:30, është ndaluar automjeti Mercedes 190 të cilin ishte duke e vozitur personi i dyshuar R. B lindur më 01.07.1976 mashkull/shqiptar/kosovar.

Menjëherë pas ndalimit të veturës kanë filluar procedurat e kontrollimit të trupit të të dyshuarit me ç’ rast është gjetur në xhepin e tij një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuan me peshë 3.6 gram.

Dyshimet kanë vazhduar se edhe në automjet mund  të ketë substancë narkotike dhe kështu kanë bërë kontrollimin e detajizuar të automjetit ku janë gjetur pesë kg e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë gram substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuana.

E gjithë substance narkotike është konfiskuar nga ana e hetuesve policor të drejtorisë hetimin e trafikimit me substanca narkotike- sektori në Mitrovicë.

Operacioni policor nuk ka përfunduar me kaq, pasi që hetuesit policor kanë poseduar informatat se dy persona të dyshuar janë duke pritur afër një qendre tregtare të dyshuarin R. B. për blerjen e substancës narkotike.

Kështu pas një plani të menduar mirë është bërë i mundur arrestimi i dy personave të dyshuar F. T. Lindur më 1986 dhe L. K lindur më 1986 të dy meshkuj/shqiptar/kosovar.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)