17 Maj 2024

Konfiskohen 21 kg substancë narkotike dhe arrestohet i dyshuari

Prishtinë, 14 nëntor - Policia  e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale e posaçërisht realizimin e objektivave të saj në luftën e pa kompromis kundër trafikimit me narkotikë ka realizuar me sukses një operacion policor.

Operacioni policor është realizuar më 13.11.2014, rreth orës 22:00, në Fushë Kosovë, ku fillimisht është ndaluar një mjet transportues në të cilin dyshohej se transportoheshin substanca narkotike.

Pas realizimit të procedurave të  kontrollit nga ana e  policisë, në automjetin që e voziste i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancave narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, pesha e së cilës është reth 21 kg.

Lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar: A. C.   Viti i lindjes 1983;    Mashkull/shqiptar/Shtetas i Republikës së Kosovës;

Njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe Forenzika kanë bërë  këqyrjen  e vendit të ngjarjes dhe testet lidhur me substancën narkotike.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:  Rreth 21 kg  marihuanë dhe Një veturë 

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)