Konfiskohen 13 kilogramë substancë narkotike, arrestohen dy persona

Prishtinë, 21 maj - Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kufitare të rajonit të Veriut kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Transportim me substancë narkotike dhe armë- mbajtje pa leje.
Kështu më sot rreth orës 00:10, në fshatin Metehi komuna e Podujevës, zyrtarët policor kanë ndaluar automjetin Golf 2 me targa vendore me ç rast kanë gjetur një sasi të dyshuar të narkotikëve e dyshuar të jetë e llojit marihuan.
Gjatë kontrollit policor të automjetit është gjetur gjithashtu edhe një armë Ekol-Tuna, kalibri tetë milimetra dhe një karikator me dy fishek, si dhe një shufër metalike.
Të gjitha gjërat e gjetura së bashku me automjetin dhe lëndën narkotike janë konfiskuar.
Policia ka bërë arrestimin e personave të dyshuar:
A. Z. lindur më 1987 shtetas/kosovar shqiptar
A. H. lindur më 1987 shtetas/kosovar shqiptar
Njësitë kufitare pasi që kanë bërë konfiskimin e kësaj substance dhe arrestimin e dy të dyshuarve kanë proceduar rastin tek Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Me autorizim të prokurorit personave të dyshuar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërkohë që janë duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme hetimore nga zyrtarët policor.