24 Dhjetor 2024

Konfiskimi i pasurisë së pa ligjshme, armë kundër korrupsionit

Prishtinë, 28 qershor - Sot, EULEX-i filloi një program 12-mujor trajnimi dhe të punëtorive për gjykatësit, prokurorët dhe hetuesit e Kosovës dhe të EULEX-it lidhur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Programi ka për qëllim t’i shfrytëzojë kompetencat për konfiskim të cilat rrjedhin nga ligji ekzistues si mjet standard në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu do të shërbejë
për përgatitjen e rrugës për zbatimin e legjislacionit të ri në këtë fushë.

Pas punëtorisë së parë të organizuar në selinë e EULEX-it sot, në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 30 pjesëmarrës, këshilltari kundër korrupsionit i EULEX-it, George Mills, tha:

“Seminari i sotëm shënon fillimin e suksesshëm të një procesi për shfrytëzimin më të mirë të konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe përgatitjes për legjislacionin e ardhshëm. Pjesëmarrësit u pajtuan
që shfrytëzimi i kompetencave për konfiskim mund të jetë një armë efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata i këmbyen përvojat dhe mendimet e tyre lidhur me zbatimin më të mirë
të legjislacionit.

“Konkretisht, sipas ligjit në fuqi, konfiskimi i pasurisë së paligjshme nënkupton që kriminelët e ndëshkuar jo vetëm që dënohen dhe për shembull shkojnë në burg, por pasuria e tyre e fituar në mënyrë të
paligjshme dhe jeta luksoze u merret po ashtu. Këtë edhe e presin qytetarët e ndershëm nga sundimi i ligjit.

“Legjislacioni i ri anekënd botës është tani duke futur në përdorim ligje të reja për konfiskim pa qenë personi i dënuar, të cilat nganjëherë quhen “ligje kundër mafias”. Kjo ua mundëson hetuesve të zbatojnë
një qasje më të fuqishme të ‘përcjelljes së gjurmëve të parave’.

Nga kriminelët dhe personat që akuzohen për akte kriminale apo që janë të dyshuar për akte të tilla mund të kërkohet sqarim lidhur me prejardhjen e parave. Nëse nuk mund ta vërtetojnë që paratë dhe pasuria e tyre janë fituar në mënyrë të ndershme dhe të ligjshme, ato konfiskohen dhe mund të vazhdojnë hetimet për përcjelljen e gjurmëve të parave.

“EULEX-i e mbështetë Kosovën në përkushtimin e saj për t’iu bashkuar lëvizjes universale dhe në procesin e vazhdueshëm të përgatitjes së legjislacionit të ri të përshtatshëm.”

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme është duke u konsideruar në mbarë botën si mënyra e duhur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është mbështetur gjerësisht nga ministrat e drejtësisë të Ballkanit Perëndimor në konferencën e mbajtur në Brdo, Slloveni, në muajin prill, si pjesë e ‘Procesit të Brdos’ për mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet Euro-Atlantike. Komunikata


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)