14 Maj 2024

Konfirmohet pjesërisht aktakuza lidhur me trazirat e marsit 2008

Prishtinë, 6 nëntor - Një gjyqtar i EULEX-it e konfirmoi pjesërisht aktakuzën kundër pesë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i trazirave të marsit 2008.

Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër të pandehurit të gjashtë, kurse është hedhur poshtë kundër një tjetri.

Gjyqtari e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër Mrijan Ilincicit, Dragan Milojevicit, Miodrag Ralicit, Avni Krasniqit dhe Nebojsa Jovicit.

Aktakuza është konfirmuar në tërësi kundër Zoran Cavicit, kurse është hedhur poshtë ajo kundër Aleksandar Arsenijevicit.

Po ashtu, gjyqtari konfirmues i ka vlerësuar si të pranueshme të gjitha dëshmitë në përbërje të dosjes së lëndës.

Të pandehurit sipas aktakuzës akuzohen në lidhje me sulmin e kundërligjshëm ndaj objektit të Gjykatës së Qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë 14-17 marsit 2008.

Këto ngjarje kanë sjellë deri te vdekja e një polici ndërkombëtar nga Ukraina, lëndimi i shumë të tjerëve, duke përfshirë pjesëtarë të KFOR-it dhe civilë. 

Rasti është duke u ndjekur  nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)