Konfirmohet mbështetja e Austrisë për Kosovën
Prishtinë, 8 korrik Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi ka njoftuar Drejtorin Kickert për zhvillimet e fundit në Kosovë në fusha të caktuara, duke u fokusuar në veçanti në fushën e drejtësisë dhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në anën tjetër, Drejtori Kickert njoftoi Ministrin Kuçi se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe përgëzoi atë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke theksuar se Kosova ka dëshmuar pjekuri në këtë proces dhe shpreson që kjo të vazhdojë edhe më tutje.
Kuçi dhe Kickert biseduan për çështje tjera më rëndësi, proceset e integrimit evropian me çrast Kickert konfirmoi edhe një herë mbështetjen e Austrisë për Kosovën dhe për zhvillimet e mëtutjeshme në këtë drejtim.