Konfirmohet aktakuza për një rast të trafikimit të njerëzve
Prishtinë, 11 korrik - Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e ka konfirmuar aktakuzën kundër Fatmir Pecit të ngritur nga një prokuror i EULEX-it.
I akuzuari akuzohet për trafikim të personave, privim të paligjshëm të lirisë, mundësim të prostitucionit dhe lëndime të lehta trupore.
Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën në tërësi dhe i shpalli të gjitha provat të pranueshme, me përjashtim të bastisjes së shtëpisë për të cilën në dosjet e lëndës nuk ekzistonte autorizimi nga gjykatësi i procedurës paraprake.
Kjo pjesë e provave u shpall e papranueshme me anë të një vendimi tjetër më 29 qershor 2012.
Në bazë të provave të pranueshme, gjykatësi për konfirmim konsideroi se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.