Konfirmohet aktakuza për një rast haraçi
Prishtinë, 10 nëntor - Një gjykatës i EULEXit akuzon Besim dhe Njazi Tahiri, baba dhe bir, për detyrim të dy viktimave me shumë prej 20,000 eurove.
Një gjykatës i EULEXit më 9 nëntor konfirmoi aktakuzën për një rast detyrimi (haraçi), të ngritur në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ku të gjitha dëshmitë e paraqitura janë deklaruar si të pranueshme, thuhet në kumtesën për shtyp nga EULEX
Aktakuza akuzon të pandehurit, Besim dhe Njazi Tahiri, baba dhe bir, për detyrim të dy viktimave me shumë prej 20,000 eurove. Aktakuza është ngritur nga një prokuror i EULEXit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PSRK.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, Detyrimi dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.