Konfirmohet aktakuza për krime lufte kundër Aleksandar Bulatovic
Prishtinë, 8 tetor - Një gjyqtar i EULEX-it e vërtetoi aktakuzën e ngritur kundër Aleksandar Bulatovic, i akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.
Po ashtu, gjyqtari i shpalli të pranueshme të gjitha dëshmitë e mbledhura gjatë hetimeve.
Aleksandar Bulatovic akuzohet për pjesëmarrje në një grup për të cilin pohohet se e ka keqtrajtuar një person civil, Xheladin Idrizi, i cili është gjetur i vrarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.