Konfirmohet aktakuza kundër pesë të pandehurve
Prishtinë, 18 maj - Një gjykatës vendor i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër pesë të pandehurve që akuzohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm - sulmin ndaj ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë, që ndodhi në korrik të vitit 2009.
Pas konfirmimit të aktakuzës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi lirimin e pesë të pandehurve në pritje të gjykimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake do të lëshoj një urdhër-arrest për dy të pandehurit e tjerë për ti sjellë ata në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më datën 7 qershor 2011, kur do të mbahet seanca.
Ndjekja penale është duke u bërë nga një prokuror i EULEX-it i Qarkut të Prishtinës.