Konfirmohet aktakuza kundër Oliver Ivanoviq
Në mesin e tyre është edhe politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia të cilin aktakuza e ngarkon me krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.
Katër të tjerët janë Dragoljub Delibashiq, Illija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.
Në një komunikatë për opinion, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se tre të pandehur akuzohen për vrasje të rëndë dhe tentim vrasjeje të rëndë, ndërsa dy të pandehurit tjerë akuzohen për nxitje për ti kryer këto vepra. Për më shumë, njëri nga të pandehurit akuzohet për krime të luftës.
Gjykata i refuzoi si të pabazuara edhe Kundërshtimet ndaj Dëshmive të Pranueshme të parashtruara nga pala mbrojtëse. Të gjitha dëshmitë në dosjen e lëndës u vlerësuan si të pranueshme.
Pala mbrojtëse ka pesë ditë kohë për tu ankuar kundër këtij vendimi të gjykatës.