Konfirmohet aktakuza kundër Elmi Kastratit dhe Besnik Kastratit
Prishtinë, 19 tetor - Një gjykatës vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë konfirmoi aktakuzën kundër Elmi Kastratit dhe Besnik Kastratit në lidhje me veprën penale të bashkëkryerjes së mundësimit të prostitucionit.
Pretendohet se dy të pandehurit e kanë detyruar viktimën të merret me prostitucion duke e mbajtur atë në situatë të varësisë ekonomike dhe personale.
Kundër Elmi Kastratit po ashtu u konfirmua aktakuza për pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave të rrezikshme dhe të substancave psikotropike.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përzier që drejtohet nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.