Konfirmohet aktakuza kundër Bukoshit dhe Tolës
Prishtinë, 10 tetor - Një gjyqtar i EULEX-it e konfirmoi pjesërisht aktakuzën kundër Ilir Tolës, ish-Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Bujar Bukoshit, ish-Ministër i Shëndetësisë, dhe kundër gjashtë të pandehurve të tjerë për një varg veprash që ndërlidhen me korrupsion.
Gjyqtari i konfirmoi të gjitha pikat e akuzës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, përveç tri pikave kundër Ismet Hysenit dhe një pike kundër Basri Asllanit.
Aktakuza u konfirmua për akuzat për tentim të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqtrajtime gjatë ushtrimit të detyrave, marrje të ryshfeteve, evazion tatimor dhe pengesë të dëshmive.
Aktakuza u hodh poshtë për akuzat për keqpërdorim të autorizimit ekonomik, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të paligjshme.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).