05 Maj 2024

Konferencë për fuqizimin e ndërmjetësimit

Prishtinë, 20 maj  -  Komisioni për Ndërmjetësim i Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, sot ka organizuar një konferencë me temën “Fuqizimi i ndërmjetësimit, sfidat dhe perspektiva”, në të cilën kanë marrë pjesë, Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, Ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch,  Zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, Idlir Peçi, Kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim, Lindita Ademi, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Në këtë konferencë Zëvendësministri Ymeri tha se zgjidhja me ndërmjetësim e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve me natyrë familjare, civil, tregtare dhe penale, ofron mundësinë për të shpenzuar me pak mjete materiale dhe kohë.

“Ndërmjetësimi ka lindur si kërkesë dhe nevojë për të zhvilluar një proces ligjor ndryshe nga ai gjyqësor të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Procesi i ndërmjetësimit mundëson krijimin e një atmosfere dialogu ku palët ndihen të përfshira dhe jo të vequara nga njëra tjetra, do të thotë me ndërmjetësim palët dalin fitues”, tha Ymeri.

Kryetarja e Komisionit për Ndërmjetësim, Lindita Ademi tha se sensibilizimi i opinionit për ndërmjetësim ka qenë gjatë gjithë kohës dhe mbetet në vazhdimësi një ndër objektivat kryesore. “Përmes tryezave, konferencave, mjeteve të informimit dhe aktiviteteve tjera, kemi promovuar vlerat dhe përparësitë që mban në vete ky shërbim, si proces komplementar i gjykatës i cili ndihmon institucionet, gjyqësorin në veçanti për sa i takon uljes së numrit të lëndëve” ka thënë Ademi.

Për rolin dhe rëndësinë e ndërmjetësimit kanë folur edhe Zëvendësministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Idlir Peçi, Ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, si dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell,  të cilët përmes projekteve të ndryshme vazhdojnë ta përkrahin dhe ndihmojnë funksionimin dhe realizimin e aktiviteteve që bartë ndërmjetësimi.

Konferenca “Fuqizimi i ndërmjetësimit, sfidat dhe perspektiva”, me punët e saj ka filluar sot, ndërsa do të zgjasë dy ditë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)