Komunës së Mitrovicës i dorëzohen librat e certifikuar të gjendjes civile
Dorëzimi i regjistrave për këtë komunë është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet nga MPB, e cila kohë me parë ka dorëzuar librat për komunat e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Gllogovcit, Lipjanit, Podujevës, Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ferizajt, Novobërdës dhe Istogut.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të librave të gjendjes civile, morën pjesë Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit