Komunës së Istogut i dorëzohen librat e certifikuar të gjendjes civile
Prishtinë, 22 nëntor - Në Agjencinë e Regjistrimit Civil u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të 642 Librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për komunën e Istogut.
Dorëzimi i regjistrave për këtë komunë është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet nga MPB, e cila kohë me parë ka dorëzuar librat për komunat e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Gllogovcit, Lipjanit, Podujevës, Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ferizajt dhe Novobërdës.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit